Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PIKA E RADHËS PËR DUKAGJININ

Dukagjini rrëmben pikë nga Drita, me Haxhihamzën hero në fund!

Pamje nga ndeshja e stinorit të kaluar/ Foto: KFD/ fb

Dukagjini rrëmben pikë nga Drita, me Haxhihamzën hero në fund!


3 September, 2023 @19:39

Portier i Dukagjinit, Kenan Haxhihamza, përkundër se me daljen e vonshme në minutën e 40 të ndeshjes mundësoi që Drita të barazonte rezultatin, krejt në fund të duelit ka treguar aftësitë e tij për të shpëtuar skuadrën nga humbja.

Ka qenë një penallti e shikuar në VAR nga referi Dardan Çaka, ndërsa para pikës së bardhë ka qenë ai që shënon më së shpeshti nga këto raste, Besnik Krasniqi. Minuta 90’+4 e ndeshjes, ndërsa Haxhihamza kërcen në vend të duhur për të mbrojtur penalltinë e Krasniqit, e Dukagjini kap pikën e dytë sezonale pas asaj ndaj Lirisë.

Drita 2-2 Dukagjini [Blerim Krasniqi 40’, Besnik Krasniqi 45’ - Bujar Shabani 30’, Ardin Dallku 60’].

Epërsinë e marrë nga mysafirët, Drita e shkriu në pjesë të parë me dyshen Krasniqe. Së pari Blerimi shfrytëzoi daljen e pamatur të Haxhihamzës, e më pas Besniku nga penalltia shutoi saktë për 2-1!

TABELA AKTUALE

Në pjesë të dytë Drita dukej pak më rehat, ndërsa Dukagjini sulmoi disa herë dhe ka qenë Florian Smakiqi që shpëtoi në disa raste ekipin para dhe pasi që Ardin Dallku shënoi me asistimin e Iljasa Zulfiut, derisa mbrojtësi u gjend në këndin e kundërt të portës për barazimin 2-2.

Dukagjini kërkoi fitoren pas barazimit, por topi s’gjeti rrjetën falë Smakiqit. Në anën tjetër, Drita në kohën shtesë e kishte lojën në dorë të vetë. Fitoi penallti në kohë shtesë dhe shutonte ai që më së paku gabon. Por, kësaj radhe hero u bë Kenan Haxhihamza dhe kështu Dukagjin i Armend Dallkut mori pikën e dytë me radhë në Superligë, derisa Drita a Akis Vavalisit u ndalë.

Pas tri ndeshjesh Drita ka 5 pikë, ndërsa Dukagjini ka luajtur katër ndeshje dhe ka 2 pikë. Në xhiron e radhës, Dukagjini pret Ballkanin, ndërsa Drita i shkon Fushë Kosovës.


 
Të gjitha lajmet nga FFK Superliga