Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

AFATI MË 28 TETOR

KG: Nëse nuk shlyhen borxhet, klubet suspendohen nga garat!

KG: Nëse nuk shlyhen borxhet, klubet suspendohen nga garat!


27 October, 2022 @14:25

Komisioni i Garave (KG) i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka marrë vendim që klubet e basketbollit nëse nuk shlyejnë obligimet financiare të deritashme ndaj FBK-së deri më 28 tetor 2022 të suspendohen nga garat!

Në Vendimin Nr. 5 të KG-së është thënë se të gjitha klubet e Superligës obligohen deri të premten, 28 tetor, të shlyejnë obligimet ndaj FBK-së, të cilat i ka cekur si në vijim:

-këstin e muajit shtator nga marrëveshja me FBK-në për shlyerje të obligimeve,
-borxhet nga Informatorët e deritashëm,
-borxhet tjera të papaguara gjatë këtij sezoni.

“Klubet që nuk shlyejnë obligimet e lartëcekura ndaj FBK-së, do të suspendohen nga garat, konform dispozitave të marrëveshjes dhe/ose dispozitave të nenit 46 të PG-së.” - ka shkruar ndër të tjera në këtë vendim.

Vendimi i Komisionit te Garave te FBK-se


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga