Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

INFORMATORI NR 11

KG: Rahoveci dënohet me 500€, Peja me 400€ dhe një ndeshje pa shikues!

Fotot: KBRahoveci & KBPrishtina/ fb

KG: Rahoveci dënohet me 500€, Peja me 400€ dhe një ndeshje pa shikues!


25 November, 2022 @19:33

Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës ka publikuar Informatorin e xhiros XI të Superligës, ndërsa tre skuadra dhe një lojtar janë dënuar nga kjo xhiro, për shkak të parregullësive të shfaqura, sipas raportit.

Kështu, skuadra lidere e Superligës, KB Peja, është dënuar me 400 euro nga KG si dhe një ndeshje pa praninë e shikuesve. Kjo për shkak se një tifoz i verdhezinjëve pas provokimit të lojtarit mysafir Jordan Harris futet në fushë të lojës dhe tenton ta sulmojë lojtarin e ekipit të Vëllaznimit! Gjithashtu në dënim është përfshirë edhe hedhja e dy shkrepëseve në fushëlojë si dhe pankarta FBK Mafia, bën të ditur Informatori!

Pa dënim nuk ka shpëtuar as skuadra e fundit në renditjen tabelare, që arriti fitore të madhe në fundjavën e kaluar, Rahoveci. Vreshtarët kanë marrë dënim prej 500 eurove nga KG-ja, pasi që janë regjistruar 6 petarda të hedhura në fushë, si dhe ndërprerja e ndeshjes prej 5-minutash kur gjyqtarët kanë shkuar në zhveshtore.

Prishtina vs Trepça - far view

Prishtina në anën tjetër është dënuar me 200 euro. Te bardhekaltërit është vërejtur hedhja e gotës me birrë në fushë të lojës, pastaj fyerjet/sharjet ndaj mysafirëve si dhe mos sigurimi i printerit dhe mungesa e personit për mbajtjen e 24-sekondëshit.

Nga lojtarët, vetëm Jordan Harris i Vëllaznimit është dënuar, me 50 euro, për shkak të gabimit teknik të tij.

Në xhiron që vjen, Prizreni pret Rahovecin, Bashkimi Prishtinën dhe Vëllaznimi Yllin, derisa dueli mes Trepçës dhe Pejës ende nuk ka datë zyrtare të zhvillimit sipas FBK-së.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga