Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI (F) - TREPÇA (F)

Khadija Brown shkëlqen, seria ngritet në 11 ndeshje

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Khadija Brown shkëlqen, seria ngritet në 11 ndeshje


7 February, 2020 @21:02

Në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Ligën e Femrave, vashat e Bashkimit e mposhtën Trepçën me rezultat 72-40.

Khadija Brown-Haywood në këtë ndeshje ishte e pakapshme në parket. Ajo shkëlqeu me 27 pikë, 12 kërcime, 4 asistime, 3 topa të rrëmbyer dhe 1 bllokadë, derisa u

ndihmua edhe nga Arbnore Përquku me 15 pikë, Saranda Daci me 12 pikë e 19 kërcime dhe nga Jeta Zeka me 12 pikë e 10 kërcime.

Te Trepça u dallua vetëm Sihana Ramoja me 24 pikë e 4 kërcime, por nuk mjaftoi për ta befasuar Bashkimin pa humbje.

TABELA AKTUALE

Bashkimi me 11 fitore në 11 ndeshjet e zhvilluara gjendet në krye të tabelës, kurse Trepça ka bilanc prej 4 fitoreve e 7 humbjeve deri më tani.

Në xhiron tjetër Bashkimi luan derbin kundër Prishtinës, derisa Trepça takohet me Penzën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave