Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NBA

Kingu kështu deshti

REUTERS/Tami Chappell

Kingu kështu deshti


13 November, 2012 @21:36

Edhe pse skuadra mysafire Miami Heat, ishte në epërsi komforte gjatë 2 çerekëve të para, kampionët aktual e humbën kontrollin në fund të çerekut të tretë.

Në minutat e fundit të ndeshjes Houstoni e ngriti epërsinë në 8 pikë, por epërsia e krijuar, e motivoi më shumë LeBron Jamesin, i cili e mori përgjegjësinë dhe shpërtheu me një lojë tepër të mirë, pothuajse e fitoi ndeshjen vetë.

Ai lujti me 38 pikë, 10 kërcime dhe 6 asistime, gjithashtu i ndihmuan edhe Chris Bosh me 24 pikë dhe Wade me 19. Ndërsa në anën tjetër, rookie Chandler Parson lujti me 25 pikë, i cili është shifra më e madhe e tij në karrierë. Në vitin 2004, Detroiti u bë kampion në NBA, dhe më pas nuk arriti të kthjellet kurrsesi.

Starti më i dobët në histori të klubit, Detroit Pistons

Tani ata janë duke kaluar me një fazë të vështirë, duke e humbur edhe ndeshjen e tetë me radhë. Ky seri negative e Pistonsave ishte starti më i dobët në histori të tyre.

Edhe pse Detroit ishte shumë afër ta mposht Oklahoma Cityn, në fund skuadra mysafire e fitoi ndeshjen fal yjeve si Kevin Durant dhe Russell Westbrook, me rezultat të ngushtë 92-90.

Rezultatet e takimeve :

Houston - Miami 110-113 Detroit - Oklahoma 90-92 Phoenix - Denver 110-100 Portland - Atlanta 87-95 Dallas - Minnesota 82-90 Chicago - Boston 95-101 Philadephia - Milwaukee 96-105 Toronto - Utah 133-140  (3OT)


 
Të gjitha lajmet nga