Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LJUBOMIR MINCHEV

Kishin fat, por ne jemi fajtor për mbrojtjen e dobët!

Foto: KBTrepca/fb

Kishin fat, por ne jemi fajtor për mbrojtjen e dobët!


23 October, 2022 @22:57

Trajneri i Trepçës, Ljubomir Minchev, pas ndeshjes së humbur sonte ndaj Vëllaznimit, që është humbja e tretë radhazi në Superligë për mitrovicasit, ka thënë se ekipi kundërshtar ka pasur fat në tentimet e tyre për tri-pikë në momentet e fundit të ndeshjes, por nuk e ka shfajësuar skuadrën e tij nga gabimet që i bëri në mbrojtje në ato momente.

“Urojmë fitoren e kundërshtarit. Ata ishin në situata të vështira. 5-minuta para fundit të ndeshjes kishim epërsinë 9-pikëshe dhe ata kishin fat të shënonin tre-pikësha sa herë gjuanin, por ne jemi fajtor se si luajtëm mbrojtjen në ato momente. Ndërsa pas këtyre humbjeve të shohim se si do të reagon ekipi,” ka thënë në fund Ljubomir Minchev, trajneri i Trepçës.

Pas startit perfekt me 3-0 në Superligë, Trepça në katër ndeshjet e fundit të Superligës është mposhtur tri herë, ndërsa ka përfunduar ciklin e parë të ndeshjeve në elitë me bilanc 4-3, në pozitën e tretë të renditjes tabelare.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga