LAJMI I FUNDIT

Klubi nga Kosova largohet nga BIBL 21/22
6 October, 2021 @12:52
Në njoftimin e fundit të lëshuar nga faqja zyrtare e ligës ballkanike, është bërë e ditur se KB Peja nuk do të merr pjesë në edicionin e ri të garave të BIBL.
“KB Peja nuk do të merr pjesë në sezonin 21/22 të BIBL. Vendimi që ekipi i dytë pjesëmarrës nga Kosova të largohet, është marrë nga drejtori i ligës, Shay Shtriks. Ai ka njoftuar edhe kreun e FBK-së Arben Fetahu për vendimin. Peja ka refuzuar të konfirmojë orarin zyrtar të garave dhe të kryejë obligimet financiare drejt ligës në afatat e caktuara,” ka bërë të ditur ndër të tjera njoftimi.
Me largimin e Pejës nga gara, Grupi A i BIBL do të vazhdojë garimin me pesë ekipet e mbetura në lojë. Me këtë Vendim, nga Kosova mbetet vetëm Prishtina si pjesëmarrëse këtë edicion në BIBL. Prishtina garon në Grupin B.