Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LAL-LAC

Kobe shkëlqen, Lakers ende s’fiton

nba.com

Kobe shkëlqen, Lakers ende s’fiton


1 November, 2014 @11:55

Skuadra e Los Angeles Lakersit, harroi shijen e fitores. 

Djelmoshat e trajnerit Bryon Scott, edhe në ndeshjen e tretë të stinorit, nuk arritën ta shijojnë fitoren.

Në derbin e Los Angelesit, fitues doli skuadra e Clippersit, të cilët ishin në disavantazh në tre çerekët e parë, por me mbrojtje të mirë dhe me sulme të suksesshme, arritën të fitojnë në fund me rezultat 118-111.

Tek Clippers, ishte i pa ndalshëm Blake Griffin, i cili luajti me 39 pikë e 7 kërcime, kurse në anën tjetër, 21 pikët, 7 asistimet dhe 4 kërcimet e Kobe Bryantit, nuk mjaftuan për fitore.

Kjo ishte fitorja e dytë për Clippers të cilët ende nuk pësuan humbje, derisa Lakers e regjistroi humbjen e tretë me radhë.


Video

Lakers-Clippers



 
Të gjitha lajmet nga