Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOMITETI OLIMPIK

Komiteti Olimpik nuk mbetet i heshtur për incidentin në ndeshjen Ponte Prizreni - Peja

Komiteti Olimpik nuk mbetet i heshtur për incidentin në ndeshjen Ponte Prizreni - Peja


5 May, 2021 @14:05

Komiteti Olimpik i Kosovës ka reaguar sot për incidentin në ndeshjen e gjysmëfinales së Play Off-it në basketboll ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, ku pati përleshje mes lojtarëve.

Në reagimin e tij, KOK e ka quajtur të papranueshme dhe të patolerueshme ate që ndodhi në Prizren.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë:

Komiteti Olimpik i Kosovës ka ndjekur me shqetësim të madh dhunën në ndeshjen e basketbollit ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Pejës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Off-it.

KOK dënon ashpër dhunën e shfaqur, e cila më së paku i është dashur basketbollit dhe sportit në përgjithësi.

Për KOK-un, ajo që ndodhi mbrëmë në Prizren dhe javë më parë në ndeshje të futbollit, është e papranueshme dhe e patolerueshme.

KOK kërkon nga organet përgjegjëse të veprojnë konform rregulloreve të tyre, derisa inkurajon Këshillin Kombëtar për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Sport, të marrë masat e duhura ndaj atyre që shkaktuan incidentin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga