NGA FEDERATA

BOROZANI/Lis Dorambari/Arkiv
Kosova në turne në Jordani, Sigal Prishtina në gara europiane!
1 July, 2015 @19:38
Federata e Basketbollit të Kosovës në mbledhjen e Bordit të saj ka bërë të ditura për pikat, për të cilat ka arritur pajtim për ngjarjet në vijim lidhur me basketbollin tonë.
Kështu, reprezentacioni i Kosovës do të udhëtojë drejt Jordanisë për turneun e Mbretit Abdullah. Ky do të jetë turneu i parë për përfaqësuesen seniore të vendit, që zhvillohet prej 5 deri më 11 gusht, ndërsa Federata e Basketbollit të Jordanisë ka ftuar vendin tonë aty.
Për më tepër, Sigal Prishtina është nominuar si ekip që do të merr pjesë në garën e nivelit të dytë kontinental, që këtë stinor organizohet nën patronatin e FIBA-së, që pritet të emërohet së shpejti se cila do të jetë ajo.