ANTHONY DAVIS

nba.com
Kontratë 145 milionë dollarëshe
1 July, 2015 @12:42
Anthony Davis, mbetet në fole. Skuadra e New Orleansit, i ofroi lojtarit një kontratë pesë vjeçare, me vlerë prej 145 milionë dollarësh, ku njëkohësisht, u bë kontrata më e shtrenjtë në histori të NBA-së.
Davis, çdo vjet do të fitojë 29 milionë dollarë, shifër kjo që i mjaftoi për t’u mos larguar nga skuadra aktuale.
Qendra 22 vjeçare, stinorin e kaluar përfundoi me mesatare prej 24.4 pikëve, 10.2 kërcimeve, 2.9 bllokadave dhe 2.2 asistimeve, ndërsa në Play Off, u eliminua nga kampioni Golden State Warriors me rezultat 4-0.
Video
Anthony Davis