TURQI

Lë NBA-në për Fenerbahçen!
30 June, 2015 @15:41
Qendra 211 centimetërshe nga Maqedonia, Pero Antic, ka lënë NBA-në dhe ekipin e Atlanta Hawks për t’iu bashkuar Fenerbahçes, njofton Eurobasket.com.
Antic ka qenë pjesë e Atlantas në dy vitet e fundit dhe ka pasur mesatare prej 5.4 pikëve për ndeshje dhe 3 kërcimeve.
Fenerbahçe ka siguruar shërbimet e grekut Kostas Sloukas më parë, derisa kërkon përsëri Final Fourin e Euroleague për stinorin tjetër.