EUROLEAGUE DRAW

Mësohen vazot në Euroleague
30 June, 2015 @14:36
Me kompletimin e 28 skuadrave pjesëmarrëse në edicionin e ri të ligës më të fortë të basketbollit në Europë, Euroleague, është mësuar edhe renditja e tyre nëpër vazo para shortit të fazës së parë grupore që do të tërhiqet më 9 korrik.
Kështu, tre nga katër skuadrat nga Final Fouri i sivjetëm, Real Madrid, Olympiacos dhe CSKA, do të jenë në vazon e parë së bashku me skuadrën e Barcelonës, derisa skuadra tjetër nga Final Fouri i sivjetëm, Fenerbahce Ulker, do të jetë në vazon e dytë së bashku me Maccabin, Panathinaikosin dhe Anadolu Efesin.
Pas shortit të 9 korrikut, skuadrat do të ndahen në katër grupe (A, B, C, D) me nga 6 skuadra, ku 4 prej tyre nga secili grup do të kualifikohen në fazën e dytë grupore.
Skuadrat nga i njëjti shtet, nuk do të përballen me njëra tjetrën në fazën e parë grupore.
Sivjet, Spanja dhe Turqia janë dy shtetet me më së shumti skuadra që do të luajnë në Euroleague (4).
Vazot për shortin e fazës së parë grupore
1 | Vazoja e parë | CSKA Moscow (RUS), Real Madrid (SPA), Barcelona (SPA), Olympiacos (GRE) | ||
2 | Vazoja e dytë | Maccabi Electra (ISR), Panathinaikos (GRE), Fenerbahce Ulker (TUR), Anadolu Efes (TUR) | ||
3 | Vazoja e tretë | Khimki (RUS), Laboral Kutxa (SPA), Lokomotiv Kuban (RUS), Unicaja (SPA) | ||
4 | Vazoja e katërt | Zalgiris (LIT), EA7 Milano (ITA), Crvena Zvezda (SER), Brose Basket (GER) | ||
5 | Vazoja e pestë | Pinar Karsiyaka (TUR), Darussafaka (TUR), Dinamo Sassari (ITA), Bayern Munchen (GER) | ||
6 | Vazoja e gjashtë | Cedevita (CRO), Stelmet ZG (POL), Strasbourg (FRA), Limoges (FRA) |