PËRGATITORE

Kosova mposhtet në fund nga Bullgaria
27 June, 2015 @19:57
Përfaqësuesja e Kosovës U-20 ka pësuar në miqësoren e parë nga Bullgaria U-20 sot në ndeshjen e zhvilluar në Samokov të Bullgarisë.
Humbje e ngushtë
Përfaqësuesja e drejtuar nga Ilir Selmani është mbajtur mjaft mirë gjatë gjithë takimit, derisa në fund djelmoshat u mposhtën me 7 pikë diferencë.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 43-41 për bullgarët.
Mekaj e Karanezi, shkëlqejnë
Më të dalluarit te ekipi i Kosovës U-20 kanë qenë Leonard Mekaj dhe Ujkan Karanezi, që në të shumtën e rasteve kanë qenë të pakapshëm për bullgarët.
Mekaj shënoi 24 pikë, derisa Karanezi 20 të tjera, ku ky i fundit lëshoi lojën para fundit të saj për shkak të 5 gabimeve personale.
Koshashënuesit
Kapiteni Samir Zekiqi regjistroi 8, Erris Nushi 13, Burim Zekiqi 6 dhe Arian Memeti 5 të tjera në këtë humbje.
Te bullgarët më i dalluar ka qenë Al. Milov që shënoi 20 pikë.
Ndeshja e radhës
Kosova U-20 edhe nesër do të ndeshet ndaj Bullgarisë U-20 si ndeshje përgatitore para europianit.
Ndeshja e nesërme fillon në ora 13:30 me kohën tonë.