CRO GOLDEN BOY

Kroati i artë, prej Barçës në Orlando
26 June, 2015 @10:23
I lindur në qytetin muze të Dubrovnikut, Mario Hezonja, pritet të jetë njëri ndër lojtarët më premtues të NBA-së për stinorin që vjen.
Aloja 203 centimetërshe dhe 20 vjeçare, pas 3 viteve të kaluara te Barcelona si zgjedhje e pestë në draftin 2015 të NBA-së arriti te Orlando Magic.
Dalja në pah
Me mungesën e Juan Carlos Navarros dhe Brad Olesonit në një pjesë të stinorit, ai doli në pah edhe më shumë te Barcelona duke treguar aftësitë e tija të jashtëzakonshme.
“Krahu kroat ka kaluar nëpër të gjitha mikroskopet dhe është talent i madh në Europë për vite me radhë. Ai është atlet elit, që mund të shënojë njëmend dhe të kërcejë në kosh për të përfunduar punën,” ka thënë Sam Meyerkopf nga Euroleague Adventures, duke shpjeguar cilësitë e kroatit në fjalë.