DRAFT 2015

Foto: nba.com
Gjiganti nga India, në Dallas
26 June, 2015 @9:30
Basketbollisti 19 vjeçar nga fshati Ballo Ke i Punjabit në Indi, bëhet lojtari i parë nga ky vend i draftuar në NBA.
Satnam Singh Bhamara, është lojtari i parë i lindur në Indi që ka arritur të draftohet në NBA.
Dallas, si mësonjëtore
Ai mbrëmë u bë lojtar i ri i Dallas Mavericksit si zgjidhje e 52-të në draftin prej 60 basketbollistëve për NBA.
Gjiganti 218 centimetra i gjatë menjëherë është uruar nga bashkëvendasit e tij për arritjen hisotrike, derisa vetë lojtari ka thënë që është i entuziazmuar me arritjen dhe te Dallasi do të ketë çka të mësojë që të bëhet lojtar edhe më i mirë.