STREETBALL

Foto: StreetballCup 2015
Mr Pantina, fitues i Streetball Cup 2015
25 June, 2015 @9:28
Mr Pantina është fituese e Streetball Cup 2015 e mbajtur në Prishtinë, pasi që mposhti në finale ekipin e Prishtinës 11-5.
Fituesi me MVP dhe 500€
Ekipi fitues nxorri edhe MVP-në e turneut, Valon Behrami, derisa skuadra morri 500 euro të holla si shpërblim.
Mr Pantina në çerekfinale mposhti ekipin Crossover 12-10, ndërsa në gjysmëfinale ekipin e Amigave 6-5 për të siguruar finalen dhe trofeun në fund.
Kategoritë tjera
Në kategoritë tjera, te juniorët triumfoi ekipi Morrqat, që në finale mposhti Kacallartë 13-12.
Ndërsa te kategoria e femrave, Prishtina 1 fitoi duke e mposhtur Prishtinën 2, 5-3.