ALL STAR

REUTERS/Arkiv
Charlotte, nikoqir i All Starit 2017
24 June, 2015 @10:26
Liga profesionale amerikane e basketbollit, NBA, ka bërë të ditur sot se Charlotte do të jetë nikoqir i All Star 2017.
Ndeshja revyale e 66-ta me radhë do të luhet në Time Warner Cable Arena, ku do t’i dalin përballë yjet e Perëndimit dhe të Lindjes.
Kjo do të jetë hera e dytë që shtëpia e Hornetsit mban All Starin. Për herë të parë këtë e kishin bërë në vitin 1991, transmeton sot nba.com.