LEBRON JAMES

nba.com
Po mburrem me skuadrën
22 June, 2015 @22:54
Lojtari më i mirë i Cleveland Cavaliersit, LeBron James, ka deklaruar se ende nuk është këndellur pas humbjes së finales, por megjithatë, dëshiron përsëri finalen vitin tjetër.
“Ishte një humbje e dhimbshme, ende tmerrohem kur më kujtohet, por po mundohem që të shmangem nga kjo situatë dhe ta gjejë rrugën time. E dini shumë mirë se ç‘do të thotë, me një skuadër që lojtarët për herë të parë po luajnë ndërmjet veti të arrijnë finalen!”
“Nuk po them se jamë i lumtur, por mund të them se po mburrem me këta lojtarë, shpresoj se edhe vitin tjetër do të jemi në garë për titull, ky është qellimi im që nuk ndërrohet dhe arsyeja për inspirim”.
Jamesi 30 vjeçar, në stinorin e kaluar luajti me mesatare prej, 25.3 pikë, 7.4 asistime dhe me 6 kërcime për ndeshje, ku në finalen e madhe të NBA-së, pësuan nga Golden State Warriors me rezultat 4-2.
Video
LeBron James