Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TIM DUNCAN

Duncan në gjyq

REUTERS/Arkiv

Duncan në gjyq


19 June, 2015 @13:08

Legjenda e gjallë e baskebollit amerikan, Tim Duncan, do të hedh në gjyq ish bashkëpunëtorin e tij për financat personale Charles Banks

Humb 20 milionë dollarë

Kjo pasi që Duncan ka humbur 20 milionë dollarë për shkak të disa investimeve të gabuara me preferencë të Banksit. 

Lojtari 39 vjeçar i San Antonios do ta padisë Banksin për shkak se atij do t’i prishet cilësia e jetesës për shkak të humbjes së këtyre parave. 

S’merr përgjegjësi

Në anën tjetër Banks ka thënë se nuk ka kurrëfarë përgjegjësie në lidhje me humbjet e Duncanit, transmeton NTV sot. 

Veterani i suksesshëm

Duncan, tërë karrierën e tij e kaloi te San Antonio Spurs, duke luajtur që nga viti 1997 aty. Ai ka fituar 5 tituj kampioni dhe 2 MVP tituj në NBA, derisa thuhet të ketë fituar deri më tani përreth 220 milionë dollarë nga të gjitha kontratat që i ka pasur gjatë karrierës si në ekip ashtu edhe ato tjerat. 


 
Të gjitha lajmet nga NBA