KROACI

Foto: KK Cibona
Cibona zyrtarizon Dardanin
18 June, 2015 @12:42
Kalimi i Dardan Berishës në Cibonë që u bë i ditur dje, është zyrtarizuar edhe nga klubi kroat sot.
Basketbollisti 27 vjeçar nga Kosova tashmë është lojtar i ri i ekipit të famshëm kroat e europian, ndërsa njoftimin e ka zyrtarizuar edhe faqja e këtij klubi ku shkruan:
“Dardan Berisha, është lojtar i ri i Cibonës. Ai vjen nga Sigali i Prishtinës me të cilën ka fituar ligën ballkanike, ku ka pasur mesatare prej 24 pikëve për ndeshje si dhe është shpallë MVP i stinorit.”
Për më tepër, Cibona ka bërë të ditur se Dardani do t’i bashkohet ekipit të tij të ri pas Kampionatit Europian, ku do të përfaqësojë Poloninë.
Dardani ka marrë fanellën me numër tre të ekipit zagrebas deri sa ka shtrënguar duart me vëllaun e legjendës Drazen Petrovic, Aleskandar Petrovic.