TREPÇA
Rikthehet trajneri kampion
18 June, 2015 @8:59
Kroati Neven Plantak, trajneri i cili kishte arritur të bëj Trepçën kampione dhe fituese të Kupës së Kosovës, katër stinorë më parë, pritet të rikthehet në qytetin e Mitrovicës, për t’ia kthyer shkëlqimin ekipit.
Njoftimin e ka bërë të ditur sot Koha Ditore, derisa ekipi mitrovicas ka informata se brenda muajit ose gjatë kësaj vere palestra Minatori do t’i përfundojë punimet plotësisht dhe do të jetë në shërbim të ekipeve nga Mitrovica.
Trepça, prej se u shpallë kampion në stinorin 2011/12, dy herë dështoi të arrijë në Play-Off.