PARA PARADËS

REUTERS/Arkiv
Golden State, ky është vetëm fillimi
19 June, 2015 @17:56
Parada e fituesve në qytet, fillon sonte. Ekipi i Golden State Warriors do të defilojë nëpër Oakland të Kalifornisë me trofeun që i mungoi klubit për 40 vjet.
Mirëpo, sipas Associated Press, Golden State Warriors tashmë do të vazhdojë të mbrojë me dorë të hekurt këtë titull.
Potencial ka
“Kemi potencial për të ndërtuar ekip të fortë afatgjatë,” ka thënë trajneri i kampionëve, Steve Kerr.
Golden State Warriors ka regjistruar rekordin e klubit me 67 fitore gjatë stinorit të rregullt - vetëm 5 më pak se Chicago Bulls në kohën më të mirë me Michael Jordanin lider.
Si Chicagoja e dikurshme!
Nëse llogarisim edhe Play-Offin, ata regjistruan 83 fitore në total, që është gjithashtu vetëm më pak se Chicagoja e stinorëve 1995/96 dhe 1996/97. E Kerr ka qenë anëtar i këtij ekipi legjendar.
Lojtarët gati!
MVP i stinorit të rregullt, Stephen Curry, është nën kontratë me klubin. Mosha prej 27 vjetëve, dy herë All Star i NBA-së - janë premtuese.
Ekipi ka pjesën më të madhe të lojtarëve kyq nën kontratë së paku edhe stinorin tjetër, ndërsa Kerr ka thënë se ata duhet të vazhdojnë edhe për kohë më të gjatë.