EUROBASKET 2015

Kenan Spahi merr ftesë nga Turqia
23 June, 2015 @22:06
Përfaqësuesja e Turqisë në basketboll ka bërë publike emëroren e lojtarëve që do të jenë në kampin përgatitor për kampionatin europian, Eurobasket 2015.
Në listën prej 20 lojtarëve është përfshirë edhe basketbollisti kosovar, Kenan Spahi, i cili luan për skuadrën Fenerbahçe Ulker.
Playmakeri nga Prishtina do të jetë në konkurrencë të fortë me basketbollistët e pozitës së tij si Dogus Balbay, Kartal Ozmizrak dhe Bobby Dixon për ta siguruar një vend në listën përfundimtare të përzgjedhësit Ergin Ataman.
Spahi është basketbollisti i dytë kosovar që është ftuar në një përfaqësuese që do të merr pjesë në Eurobasket 2015, pas Dardan Berishës i cili pritet ta përfaqësojë përfaqësuesen e Polonisë.
Lista e plotë e përfaqësueses së Turqisë
Birkan Batuk | Anadolu Efes | ||
Cedi Osman | Anadolu Efes | ||
Dogus Balbay | Anadolu Efes | ||
Furkan Korkmaz | Anadolu Efes | ||
Emircan Kosut | Anadolu Efes | ||
Can Mutaf | Banvit | ||
Goksenin Koksal | Darussafaka | ||
Kartal Ozmizrak | Eskisehir Basket | ||
Oguz Savas | Darussafaka | ||
Samet Geyik | Darussafaka | ||
Bobby Dixon | Fenerbahce Ulker | ||
Semih Erden | Fenerbahce Ulker | ||
Melih Mahmutoglu | Fenerbahce Ulker | ||
Kenan Spahi | Fenerbahce Ulker | ||
Sinan Guler | Galatasaray | ||
Baris Hersek | Karsiyaka | ||
Egemen Guven | Karsiyaka | ||
Ersan Ilyasova | Detroit Pistons (NBA) | ||
Omer Asik | New Orleans Pelicans (NBA) | ||
Furkan Aldemir | Philadelphia 76ers (NBA) |