PLAY OUT I RI

BOROZANI/Arkiv
Edhe një mundësi për Kastriotin
24 June, 2015 @17:39
Skuadra e Kastriotit kishte përfunduar stinorin në vend të fundit në Superligë.
Mundësi për ekipin ferizajas
Mirëpo, pas Vendimit të FBK-së për largimin e Besës nga garat dhe regjistrimin e ndeshjeve të ekipit pejan me 2-0 si humbje nga xhiroja XXIII, Kastrioti do të luaj në Play-Out ndaj Newbornit të Ligës së Parë.
“Në Play-Out për Superligë takohen Kastrioti nga Ferizaji dhe Newborn nga Prishtina,” shkruan në Vendimin e FBK-së të lëshuar nga Komesari i Garave, Bajrush Ademi.
Datat e ndeshjeve
Ndeshja e parë pritet të luhet në terminet 1-2 korrik, e dyta më 4-5 korrik dhe e treta eventuale më 8-9 korrik 2015.
Besa, që tashmë pritet të garojë në Ligë të Parë kishte mposhtur thellë Newbornin në ndeshjen e parë të Play-Outit, derisa para ndeshjes së dytë FBK konstatoi se ekipi pejan nuk ka kryer pagesa të mëparme në llogari.
Besa nuk u ankua në FBK edhe me skadimin e afatit, Komesari i Garave morri Vendimin që Kastrioti të luajë ndeshje Play-Outi.