KOSOVA U-20

Foto: FBK
Aranzhohet miqësorja e tretë
30 June, 2015 @13:19
Pas dy disfatave ndaj Bullgarisë U-20, reprezentacioni i Kosovës në këtë grupmoshë ka siguruar edhe një miqësore tjetër.
Më 2 korrik shpresat kosovare do të takohen me Shqipërinë U-20 dhe me fillim në ora 18:00 ndeshja do të zhvillohet në Asllan Rusi të Tiranës.
FBK do të përkujdeset që të sigurojë edhe një miqësore në ditët në vijim para se shpresat të udhëtojnë drejt Hungarisë, ku do të luajnë në Grupin B të Divizionit B të Kampionatit Europian U-20.
Kundërshtarët e Kosovës në këtë grup janë: Portugalia, Gjeorgjia, Mali i Zi dhe Luksemburgu.