GREKU

Sloukas në Fenerbahçe
29 June, 2015 @21:10
Gjiganti turk, Fenerbahçe Ulker, arriti marrëveshje tre vjeçare me basketbollistin e Olympiacosit, Kostas Sloukas.
Sloukas, në tre vitet e ardhshme do të jetë bashkëlojtar i kosovarit Kenan Spahi, të cilët dëshirojnë që ta përsërisin suksesin e stinorit të fundit me Fenerin, duke arritur Final Fourin në Euroleague.
Playmakeri 25 vjeç grek, për herë të fundit ishte pjesë e ekipit Olympiacos, ku gjatë viteve 2012 dhe 2013, arriti të bëhet kampion në Euroleague.
Video
Kostas Sloukas