MIQËSORJA

Foto: FBK
Paraqitje e dobët në ndeshje të dytë
28 June, 2015 @16:42
Ndeshja e dytë miqësore ndërmjet Kosovës U-20 dhe Bullgarisë U-20, ka dalë të jetë një ndeshje për tu harruar për ekipin kosovar.
Shpresat bullgare i kanë mposhtur shpresat tona me 40 pikë diferencë në ndeshjen që përfundoi 104-64.
Lodhja ndikoi!
Bullgarët me lojën e tyre kanë ngritur epërsinë sa ka kaluar koha, derisa është vërejtur lodhja e dy ndeshjeve të njëpasnjëshme te ekipi i drejtuar nga Ilir Selmani.
Në çdo çerek bullgarët shënon nga 10 pikë më shumë sesa ekipi ynë për të përfunduar atë me 40 pikë në fund.
Mekaj, lider i efikasitetit
Sidoqoftë, ndeshjet e zhvilluara me Bullgarinë duket të jenë një test i mirë për reprezentacionin e Kosovës, derisa nga më efikasit në ndeshje ishin Leonard Mekaj me 27 pikë të shënuara, pastaj Erris Nushi me 16 pikë dhe Samir Zekiqi me 11 pikë.
Te bullgarët Krisitan Stavrev dhe Angel Peychinov ishin më efikasët me nga 16 pikë të shënuara.
Humbja e dytë
Bullgaria U-20 ka mposhtur edhe dje Kosovën U-20, por me paraqitje krejt tjetër të Kosovës, para europianit që mbahet në Hungari.
Kosova bën pjesën në Divizionin B të Europianit, derisa Bullgaria është në një kategori më lartë, Divizionin A.
Statistikat individuale të Kosovës
1 | Leonard Mekaj | 27 pikë | 3 kërcime | 4 asistime |
2 | Erris Nushi | 16 pikë | 3 kërcime | 3 asistime |
3 | Samir Zekiqi | 11 pikë | 4 kërcime | 1 asistim |
4 | Lorik Kllokoqi | 4 pikë | 2 kërcime | - |
5 | Mërgim Jakupi | 2 pikë | 5 kërcime | - |
6 | Ujkan Karanezi | 2 pikë | 4 kërcime | - |
7 | Arian Mehmeti | 2 pikë | 1 kërcim | - |