Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Cilat janë planet e Pejës për stinorin e ri?!

Ekipi i KB Peja në finale të Kupës së Kosovës/ BOROZANI/Lis Dorambari

Cilat janë planet e Pejës për stinorin e ri?!


28 June, 2015 @15:37

Dy herë u ankuan, por ankesat nuk kaluan. Komisioni Arbitrar në fund miratoi Vendimin e Komisionit Disciplinor dhe KB Peja, u rrëzua në Ligë të Parë të Kosovës, si dhe morri gjobë për ndeshjen e ndërprerë finale ndaj Sigal Prishtinës

Por, si janë tash planet e Pejës? Çka po synon klubi verdhezi? A do të mbeten basketbollistët e deritashëm vendor aty? Mundësia e garimit në Balkan League, apo ndoshta rikthimi në Superligë? 

Përgjigjet në këto pyetje ekskluzivisht për Borozani.com në këto ditë të qeta basketbollistike, i dha kreu i Pejës, Art Gashi

Me rregullore na garantohet Balkan League

“Për momentin KB Peja është duke pritur Vendimin e FBK-së mbi delegimin e klubeve për Balkan League në stinorin tjetër. Kjo do të bëhet në fund të këtij muaji. Ne besojmë dhe shpresojmë që stinorin tjetër të jemi pjesë e BIBL, sepse realisht kjo na garantohet me rregulloren e garave të BIBL, ku thuhet se ekipet që kanë arritur gjysmëfinalen e stinorit të kaluar e kanë të garantuar pjesëmarrjen në BIBL në edicionin e radhës, pa marrë parasysh renditjen në ligë vendore,” ka treguar fillimisht Gashi pritjet e ekipit aktualisht. 

Kjo pikë është vendosur në Rregulloren e Garave të BIBL për stinorin 2015/16 dhe mund të gjehet në Kapitullin II, te Regjistrimi i skuadrave. 

II. Regjistrimi; 2.1. Rregullat e përgjithshme; 2.1.1. Katër ekipet pjesëmarrëse në gjysmëfinale dhe finale mund të kenë të drejtë të marrin pjesë në stinorin e radhës, pa marrë parasysh renditjen përfundimtare në kampionatin lokal (Rregullorja e Garave për stinorin 2015/16 në BIBL, fq. 7)

“Thjeshtë, shpresojmë që FBK mos të na mohojë këtë të drejtë,” ka shprehur brengën ai. 

Sidoqoftë, kur i kthehemi basketbollit vendor kryetari i klubit të Pejës mendon se janë shkelur rregulloret nga FIBA, ku shpjegohet thjeshtë çfarë ndodh nëse një skuadër tërhiqet nga fusha. 

Janë shkelur rregulloret e FIBA-së

“Ne do të mundohemi dhe do të shikojmë të gjitha mënyrat për rikthim sepse mendojmë që me përjashtimin e Pejës janë shkelur Rregulloret e FIBA-së, ku shpjegohet shumë mirë çka ndodh me një ekip që tërhiqet nga fusha,” ka thënë Gashi më tej. 

“Gjithashtu, mendoj se FBK-së nuk i konvenon një Superligë pa Pejën, që është një ndër forcat kryesore në basketbollin kosovar dhe një ekip tejet atraktiv. E kam thënë edhe më heret dhe po e përsëris, Superliga dhe basketbolli kosovar ka shumë nevojë për Pejën dhe nuk e ka lluksin që të përjashtojë skuadra të tilla,” thotë i bindur kreu i verdhezinjëve, ku ekipi i tij fitoi Kupën e Kosovës në stinorin që shkoi. 

Në fund pa marrë parasysh se çka do të vendoset, Peja do të ulet që të analizojë rrethanat e krijuara, qofshin ato të anojnë kah shpresat e tyre, qoftë të mbesin kështu. 

Shpresoj të mos i ndodh askujt

“Gjatë analizës do të shikojmë performancën e secilit lojtar në stinorin e kaluar dhe do të vendosim përbërjen. Personalisht mendoj se stinori i kaluar ka qenë shumë i suksesshëm pasi që kemi fituar Kupën e Kosovës dhe kemi arritur për herë të parë në histori të klubit, gjysmëfinalen e BIBL, ku me pak fat mund të kishim arritur finalen, ndërsa arritëm edhe finalen e Superligës ku nga dy ndeshjet e zhvilluara rezultati ishte 1-1. Ajo çfarë ndodhi në ndeshjen e tretë ishte shumë e rëndë dhe shpresojm që asnjëherë tjetër të mos ndodhë. E përsëris, asnjëherë dhe në asnjë moment nuk e kishim për qëllim të tërhiqemi dhe të prishet një finale e fortë, por rrethanat e krijuara në fushë na detyruan në një gjë të tillë,” ka përfunduar ai bisedën. 

Peja u dënua me përjashtim nga Superliga pas Propozimit të Komesarit të Garave, ndërsa Prishtinës iu dha titulli kampion. Një zyrtar i Pejës u gjobit me 1 mijë euro. 

Peja nuk u kthye me kohë në pjesë të dytë të ndeshjes së tretë finale të Superligës, pasi që vlerësoi se nuk kishte siguri, ndërkaq referi kryesor i ndeshjes edhe pse i priti, përfundoi ndeshjen pasi që kishte pyetur policinë, nga të cilët kishte marrë përgjigje se ka siguri për vazhdim. 

Sidoqoftë, në ditët në vijim pritet të qartësohet gjithçka lidhur me fatin e ekipit verdhezi që ka një numër të madh adhuruesish si dhe është në tre stinorët e fundit ndër ekipet më të përgatitura në Superligë bashkë me rivalin e saj Sigal Prishtina. 


HYSENAGOLLI

Nëse kthehem në Kosovë, vetëm te Bashkimi!

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere/Intervista

Nëse kthehem në Kosovë, vetëm te Bashkimi!

28/06/15 @ 11:27

KAMPI VEROR BERLIN

Pëlqehet Juniku

FBK Superliga

Pëlqehet Juniku

27/06/15 @ 22:06

PËRGATITORE

Kosova mposhtet në fund nga Bullgaria

FBK Superliga/International

Kosova mposhtet në fund nga Bullgaria

27/06/15 @ 19:57

DARDANI

Do të kthehem një ditë

FBK Superliga/International/Sportistë shqiptarë në botë

Do të kthehem një ditë

26/06/15 @ 21:42

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: ZVICRA-KOSOVA

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Pikët e Artisit në fund, ia sjellin fitoren e dytë Kosovës

30/07/23 @ 13:13

PLAY ME PËRVOJË

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

FBK Superliga/International/Transfere

Devon Van Oostrum - lojtar i ri i Trepçës

30/07/23 @ 11:43

TRANSMETIMI ONLINE DREJTPËRDREJTË

Direkt online: Zvicra-Kosova

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Direkt online: Zvicra-Kosova

29/07/23 @ 10:38

RIKTHEHET TE EKIPI I ZEMRËS

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

FBK Superliga/Transfere

Prishtina rikthen Fisnik Rugovën

29/07/23 @ 10:09

NDESHJA E PARAFUNDIT PËR KOSOVËN

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Sonte, Kosova ndaj Zvicrës

29/07/23 @ 09:53

EUROBASKET 2025 - PREQUALIFIERS: DANIMARKA-KOSOVA

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Angazhimi i madh s’mjaftoi, Danimarka mposhti Kosovën

27/07/23 @ 10:55

PARA DUELIT TË RËNDËSISHËM + LINKU I NDESHJES

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kosova luan sonte ndaj Danimarkës

26/07/23 @ 11:48

12-SHJA E HADARIT

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

FBK Superliga/Përfaqësuesja/Eurobasket

Kthehet Erjon Kastrati, nga kombinimi bie Rron Ukaj

25/07/23 @ 10:50

I HUAJI I TRETË NË EKIP

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

FBK Superliga/International/Transfere

Isaiah Kelly - përforcim i radhës te KB Prizreni

24/07/23 @ 11:03

NJOFTIMI I FBK-së

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

FBK Superliga

FBK: Sot mbyllet afati për dorëzim të dokumentacionit të kritereve të licensimit dhe garimit

21/07/23 @ 12:48


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga