EURO U-20 / DIV B
Kosova shkel Moldavinë për t’u këndellur
15 July, 2017 @12:24
Përfaqësuesja e Kosovës U20 ka kaluar rrufeshëm ndaj Moldavisë sot në Euro U20 të divizionit B, duke e mposhtur 102-46.
Kjo fitore për djelmoshat e Jeton Nixhës ka ardhur si këndellje pas humbjes së dhimbshme nga Kroacia dje.
Mbrojtja e mirë në dy çerekët e parë e bëri dallimin në ndeshje.
Më i miri te Kosova ishte Rinor Peci me 23 pikë, 9 kërcime e 4 topa të vjedhur, derisa u ndihmua edhe nga Bardhosh Kelmeni me 15 pikë të tjera.
Me këtë fitore përmirësohet koshaverazhi i Kosovës, ndërsa ndeshjen e radhës do të luajnë nesër kundër Irlandës.