Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAK PARA EUROPIANIT

Kosova U-16 para debutimit

Kosova U-16 para debutimit


1 July, 2015 @18:58

Kaluan në procesin e përzgjedhjes prej afro 200 basketbollistëve. U ngushtua rrethi në 20, filluan stërvitjet në Prishtinë dhe i përfunduan ato në San Antonio të SHBA-ve. 

Reprezentacioni i ri i Kosovës në basketboll i grumposhave deri në 16 vjet është para debutimit zyrtar ndërkombëtar. 

Atyre u kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë para ndeshjes së parë që zhvillohet më 6 korrik të këtij viti. 

Kosova U-16 do të nis Kampionatin Europian U-16 në San Marino në Grupin B, të Divizionit C të reprezentacioneve. 

Në ndeshjen e parë, ekipi që drejtohet nga amerikani Chris Dial, do të luajë ndaj Gjibraltarit, ndërsa do të vazhdojë ndaj Monakos dhe Uellsit. Të tre ndeshjet luhen ditë pas dite, pra prej të parës që nis më 6 deri te e fundit më 8 korrik. 

Në fund, më 10 dhe 11 korrik do të zhvillohen edhe ndeshjet që përcaktojnë tërë renditjen e Europianit. 


 
Të gjitha lajmet nga