Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KOSOVA U20

Kosova U20 arrin fitoren e parë në Divizionin B


14 July, 2019 @22:17

Basketbollistët e Kosovës U20 pas dy humbjeve të thella në dy ditët e para të Evropianit të Divizionit B, duke e fituar Armeninë U20 kanë shënuar fitoren e parë në turne.

Djelmoshat nën moshën 20 vjeçare kanë nxjerrë nga armenët e dobët hakun e humbjeve të para, duke i mposhtur me 57 pikë epërsi, 40-97 [14-20, 10-23, 4-23 dhe 12-31].

Ajo që vlen të përmendet është se 11 nga 12 lojtarët që u futën në lojë kanë shënuar pikë për vendin sot, ndërsa më efikasi ka qenë Atik Koshi me 22 të shënuara.

Përveç Koshit, 14 pikë të tjera janë shtuar edhe nga Leon Neziri, kurse nga 13 i kanë dhënë Andi Vrapçani dhe Meriton Ismaili. Sot, shuti për tre pikë i Kosovës U20 ka qenë dukshëm më i mirë se në dy ndeshjet e para, ku të kaltërit shënuan 10 herë nga 31 tentime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga