KOSOVA U20 - HUNGARIA U20
Kosova U20 pëson edhe më thellë nga Hungaria
22 July, 2021 @0:56
Pas humbjes me diferencë prej 41 pikëve ndaj Bjellorusisë, kësaj radhe Kosova U20 pësoi me 46 pikë kundër Hungarisë 46-92.
Ndeshja përfundoi me dominimi total të Hungarisë, derisa dallimi u bë në 10 minutëshin e fundit të ndeshjes.
Vincent Laszlo Valerio-Bodon dhe Adam Krasovec ishin koshashënuesit më të mirë te Hungaria me 16 pikë, kurse te Kosova i vetmi me pikë dyshifrore ishte Shendrit Llapi me 10 pikë.
Kosova U20 me 2 humbje në 2 ndeshje, gjendet në pozitën e fundit në Grupin E të evropianit, derisa ndeshja e fundit e grupit do të luhet nesër me Sllovakinë.