SHKUP -

Foto: FIBA
Kosova U20 s’arrin kualifikimin, luan për renditjen përfundimtare
13 July, 2022 @8:44
Vajzat e Kosovës me një fitore të madhe dhe historike e kanë kryer fazën grupore në Shkup, ku po mbahet Kampionati Evropian i Divizionit B për femra të moshës deri në 20-vjeçare.
Fitorja ndaj Kroacisë U20 bëri bujë, por vajzat e drejtuara nga Furkan Saglik dhe ndihmësja Valbona Bytyqi, nuk kanë arritur të reagojnë edhe në ndeshjet tjera, bile nga Mali i Zi u mposhtën turpshëm, me 65 pikë dallim, për të përfunduar në Grupin C me 1 fitore e 3 disfata (pos Malit të Zi, Kosova U20 pësoi edhe nga Maqedonia Veriore dhe nga Rumania).
Derisa sot përcaktohet renditja përfundimtare në Grupin C me ndeshjet e mbetura, Maqedonia Veriore - Rumania dhe Kroacia - Mali i Zi, vajzat e Kosovës prej nesër do të luajnë për renditjen përfundimtare në garë, pasi që gjasat për kualikim nga grupi kanë përfunduar dje.
GRUPI C:
1. Mali i Zi 3-0
2. Rumania 2-1
-
3. Kosova 1-3
4. Kroacia 1-2
5. Maqedonia V. 1-2.
Dy të parat nga grupi shkojnë tutje, ndërsa tre të fundit që nesër nisin ndeshjet për klasifikimin përfundimtar në evropian, për të luajtur për pozitat 9 deri në pozitën e 18 të garës. Rivali i radhës për Kosovën, përcaktohet sonte, pas ndeshjeve të fundit të fazës grupore.
REZULTATET E KOSOVËS NË FAZËN GRUPORE:
Kosova 69-83 Maqedonia V. Kroacia 60-63 Kosova Kosova 35-100 Mali i Zi Rumania 85-64 Kosova |