KOSOVA
Krasniqi vazhdon!
29 October, 2015 @19:09
Trajneri më i trofeshëm i basketbollit vendor, Arben Krasniqi, pritet të mbetet përzgjedhës i përfaqësueses së Kosovës.
Njoftimin e ka bërë të ditur Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) sot, pas mbledhjes së Bordit të mbajtur dje.
“Bordi vendosi që Kosova të marr pjesë në kualifikime për Eurobasket 2017, shorti për të cilin do të hidhet më 22 janar 2016 në Munchen të Gjermanisë. Bordi ka autorizuar kreun e FBK-së, Erolld Belegu, që të vazhdojë negociatat me trajnerin Arben Krasniqi dhe në afat sa më të shpejtë të konsolidohet shtabi teknik i Përfaqëuseses A dhe të hartohet plani i punës,” ka shkruar njoftimi i lëshuar nga FBK sot.
Pas pranimit në FIBA, Kosova për herë të parë do të ketë mundësinë të marrë pjesë në kualifikime për një Kampionat Europian me ekipin senior.