BIBL
Delic më i miri i javës
29 October, 2015 @17:45
Nenad Delic është basketbollisti më i mirë i xhiros së tretë të Ligës së Ballkanike.
Paraqitja e tij perfekte në përballje me Teodon, ku arriti të shënojë 28 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime për 34 minuta sa mbeti në fushë, mjaftoi që të shpallet më i miri i javës sipas faqes eurobasket.com.
Pas Delicit u rendit menjëherë bashkëlojtari i tij, Ronald Davis, që po ashtu ishte njëri nga më meritorët në fitoren e parë të këtij edicioni të Pejës në Ligën Ballkanike.
Davis u rendit i dyti falë ‘double-double’-it prej 19 pikëve dhe 13 kërcimeve.
Podiumin e plotësoi basketbollisti i Levskit, Aleksandar Yanev, që me 15 pikë e 11 kërcime, ia shkaktoi humbjen e dytë skuadrës së Bashkimit.
Në ‘TOP 10’ janë renditur edhe dy basketbollistë të Bashkimit, përkatësisht amerikanët Tre Bussey dhe Tay Waller, të cilët u renditën në pozitat 7 dhe 10.
TABELA AKTUALE E LIGËS BALLKANIKE.
TOP 10 performancat e xhiros III në Ligën Ballkanike
1 | Nenad Delic (Peja) | 28 pikë | 9 kërcime | 4 asistime |
2 | Ronald Davis (Peja) | 19 pikë | 13 kërcime | 3 asistime |
3 | Aleksandar Yanev (Levski 2014) | 15 pikë | 11 kërcime | 3 asistime |
4 | Aleks Simeonov (Levski 2014) | 15 pikë | 7 kërcime | 3 asistime |
5 | Manuel Johnson (Teodo) | 18 pikë | 7 kërcime | 2 asistime |
6 | Milos Djurisic (Teodo) | 14 pikë | 7 kërcime | 9 asistime |
7 | Tre Bussey (Bashkimi) | 17 pikë | 5 kërcime | 5 asistime |
8 | Tyler Laser (Levski 2014) | 13 pikë | 7 kërcime | 4 asistime |
9 | Masan Vrbica (Teodo) | 12 pikë | 5 kërcime | 2 asistime |
10 | Tay Waller (Bashkimi) | 14 pikë | 5 kërcime | 3 asistime |