Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SAVOVIC

Kush është trajneri i ri i Pejës!?

balkanleague.net

Kush është trajneri i ri i Pejës!?


13 February, 2014 @15:12

Një djalosh i ri malazias me 34 vjetët e tij do të merr përgjegjësinë më të madhe në karrierën e tij duke e udhëhequr kampionin aktual të Kosovës në basketboll, Peja. 

Slobodan Boban Savovic prej mbrëmë është zyrtarizuar si trajner i ri i verdhezinjëve nga qyteti Perëndimor i Kosovës dhe do t’i udhëheq ata deri në fund të stionrit në rrugë për mbrojtje të tillullit. 

Basketbollisti premtues, që u bë trajner perspektiv

E tëra kjo, me dëshirë dhe rekomandim të tanimë ish trajnerit, Daniel Lutz, njohësit të madh të basktetbollit që arriti të këndellë Pejën përkundër fondit jo të mjaftueshëm të lojtarëve për Balkan League. 

Savovic ka studiuar në SHBA dhe ka luajtur për Partizanin e Beogradit basketboll si lojtar mjaft i talentuar, derisa disa lëndime e ndaluan atë për një karrierë më të bujshme basketbollistike. Ai aftësitë e tij basketbollistike i ka treguar edhe në SHBA si lojtar. 

Ndihmës në Zalgiris, e trajner te Teodo

Malaziasi Savovic ka qenë ndihmës trajner i Zalgirisit të njohur lituanez, derisa stinorin e kaluar ka udhëhequr me sukses Teodon e Tivatit, deri në fillim të këtij stinori. 

Sipas raporteve nga Mali i Zi, Savovic shihet si një trajner mjaft perspektiv atje, ndërsa duke ditur cilësitë e tij, parashikohet një e ardhme e ndritur për atë. 

“Nuk do të ketë kurrëfarë problemi për Pejën nëse trajneri do të arrijë të ndikojë te lojtarët më në moshë në ekip. Peja do të vazhdojë me sukseset e saja”, ka thënë një burim malazias i afërt me Teodon për Borozani.com duke e vlerësuar mjaft Savovicin dhe duke vërtetuar njohuritë e tij si trajner.

Peja është kampione aktuale e Kosovës në basketboll. Ata ia nisën stinorin me trajnerin me potencial më të madh në Kroaci, Daniel Lutz, që u dëshmua me Cibonën stinorin e kaluar. 

Lutz ia lë Pejën Savovicit me bilanc pozitiv

Për shkak të problemeve familjare, deklaratë kjo zyrtare e klubit pejan, ai u largua mbrëmë nga posti i tij duke ia propozuar ekipit Savovicin. 

Peja në dy muajt e fundit nën drejtimin e Daniel Lutzit ka marrë formën e saj më të mirë dhe lojtarët kanë filluar të luajnë shumë më mirë pas komponimit të mirëfilltë në ekip. 

Epoka e Lutzit që pritej të ishte më e gjatë me Pejën, përfundoi si lider i stinorit vjeshtor në Superligë si dhe me bilanc pozitiv në Balkan League, 6 fitore e 5 humbje.

Tash pjesa e dytë e stinorit dhe puna më e vështirë e pret Savovicin e ri.


MIAMI HEAT

King James godet në fund

NBA

King James godet në fund

13/02/14 @ 11:11

PEJA

Përfundon epoka e Lutzit në Pejë!

FBK Superliga/Balkan League

Përfundon epoka e Lutzit në Pejë!

12/02/14 @ 21:38

BALKAN LEAGUE

Super Peja fluturon lartë

Balkan League

Super Peja fluturon lartë

12/02/14 @ 20:22

SHKUP

Bashkimi premtues nga miqësorja

FBK Superliga/International

Bashkimi premtues nga miqësorja

11/02/14 @ 22:36

SHTOJNË CILËSI EDHE NË MENAXHMENT

Prishtina e Re emëron Labinot Mehmetin si zv. drejtor menaxhues

FFK Liga e parë/Transfere

Prishtina e Re emëron Labinot Mehmetin si zv. drejtor menaxhues

05/08/24 @ 11:27

FUSHA GATI!

FFK vendos, në fushë të re Ballkani do t’ia bëj sefte “Fadil Vokrrit”

Conference League/FFK Superliga/FFK Liga e parë

FFK vendos, në fushë të re Ballkani do t’ia bëj sefte “Fadil Vokrrit”

05/08/24 @ 07:55

FEDERATA NJOFTON

FBK cakton kootizimin për licensimin e klubeve

FBK Superliga/FBK Liga e Parë/FBK Liga e Dytë/FBK Liga e Femrave

FBK cakton kootizimin për licensimin e klubeve

05/08/24 @ 07:35

CONFERENCE LEAGUE

Llapi barazon në shtëpi, megjithatë eliminohet

Conference League/FFK Superliga

Llapi barazon në shtëpi, megjithatë eliminohet

01/08/24 @ 18:57

LOJËRAT OLIMPIKE 2024

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara

Lojërat Olimpike/Xhudo

Loriana Kuka mposhtet në rrethin e dytë, eliminohet nga gara

01/08/24 @ 11:06

VJEN EDHE NJË MEDALJE

Laura Fazliu me medalje të bronztë në debutim olimpik!

Lojërat Olimpike/Xhudo

Laura Fazliu me medalje të bronztë në debutim olimpik!

30/07/24 @ 18:25

FORMACIONET ZYRTARE

Drita - Briedablik, 11-shet startuese

Conference League/FFK Superliga

Drita - Briedablik, 11-shet startuese

30/07/24 @ 15:54

PAS SHORTIT

Liga e Parë, Grupi B: Çiftet e xhiros së parë

FFK Liga e parë

Liga e Parë, Grupi B: Çiftet e xhiros së parë

30/07/24 @ 14:05

PARIS 2024

Laura eliminohet në çerekfinale, në repechage për të bronztën

Lojërat Olimpike/Xhudo

Laura eliminohet në çerekfinale, në repechage për të bronztën

30/07/24 @ 14:00

HIDHET SHORTI

Hidhet shorti, mësohet xhiroja e parë e Ligës së Parë - Grupi A

FFK Liga e parë

Hidhet shorti, mësohet xhiroja e parë e Ligës së Parë - Grupi A

30/07/24 @ 13:19


 
Të gjitha lajmet nga