SHKUP
Bashkimi premtues nga miqësorja
11 February, 2014 @22:36
Skuadra prizrenase e Bashkimit ka zhvilluar sonte ndeshje miqësore ndaj Vardarit në Shkup të Maqedonisë. Portokallët e Prizrenit kanë mposhtur nga ekipi i kryeqytetit maqedon me 5 pikë diferencë dhe drejtuesit e klubit kanë mbetur të kënaqur me paraqitjen e basketbollistëve në këtë ndeshje.
Shkëlqen Hysenagolli
Rezultati 95-90 në të mirë të Bashkimit ka qenë ai përfundimtar i takimit miqësor, derisa te prizrenasit më së shumti është dalluar me lojë të mirë basketbollisti shqiptar Endrit Hysenagolli i cili ka shënuar mbi 20 pikë, kanë njoftuar nga klubi i Bashkimit, pasi që nuk kishte statistika zyrtare të pikëve të sakta gjatë ndeshjes.
Dy derbi në fillim
Bashkimi stinorit pranveror në Superligë ia nis këtë fundjavë kur e pret në Prizren kampionin aktual të Kosovës, Pejën, prej së cilës ka humbur në dy ndeshje dhe atë bindshëm në stinorin vjeshtor. Derisa menjëherë pas Pejës ndeshen me Sigal Prishtinën.
Bashkimi është përforcuar me katër të huaj si dhe me Hysenagollin, i cili ka ardhur pikërisht nga Peja në Prizren.