Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ORLANDO

Indiana mbetet nën “Magji”

Indiana mbetet nën “Magji”


10 February, 2014 @11:11

Orlando Magic, krahas gjendjes jo të mirë, në dy ndeshjet e fundit arriti t’i befasojë dy liderët e Konferencave.

Së pari, e mposhti Oklahomën, tani e befasoi edhe Indiana Pacersin. Ndeshja ishte e barabartë deri në minutat e fundit, por në fund edhepse Paul George e kishte rastin për t’ia sjellë fitoren skuadrës nuk arriti të shënojë.

Ndeshja përfundoi me rezultat 93-92 në favor të Orlandosë. Rookie, Victor Oladipo, ishte më i miri me 23 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, ndërsa 27 pikët e Paul Georget nuk mjaftuan për fitore.

Indiana, krahas humbjes ende është lidere në Konferencën Lindore, me 39 fitore e 11 humbje, ndërsa Orlando Magic, gjendet kah fundi i tabelës me 16 fitore e 37 humbje.


Video

Ngulitja e Paul George



 
Të gjitha lajmet nga NBA