KEVIN DURANT
A mund ta arrijë Jordanin?
6 February, 2014 @19:45
Në rast se, super ylli amerikan i Oklahoma City Thunder, Kevin Durant, vazhdon me këtë performancë, atëherë do ta përmbyllë stinorin si koshashënuesi më i mirë për të katërtën herë.
Në histori të NBA-së, Michael Jordan ishte zgjedhur 10 herë koshashënuesi më i mirë, pas tij në këtë listë gjendet Wilt Chamberlain me 7, Allen Iverson dhe Geroge Gervin me nga 4 herë.
Ndërsa Tracy McGrady dhe Kobe Bryant janë bërë 2 herë shënuesit më të mirë dhe Carmelo Anthony e LeBron James me nga një herë në karrierën e tyre.
Kevin Durant, në këtë stinor në 49 ndeshjet e zhvilluara, arriti një mesatare prej 31.1 pikë për ndeshje, derisa mbetet të shihet se a do të arrijë Durantulla, rekordin e të “madhit” Michael Jordan.
Video
Top 10 akcionet e Kevin Durantit