TRAJNERI IZRAELIT
Mahnitet me atmosferën
6 February, 2014 @15:09
Izraeliti Sharon Drucker ka mbetur i mahnitur me atmosferën e krijuar nga publiku në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve mbrëmë.
Trajneri i kampionit aktual të Balkan League, Galil Gilboa, pas ndeshjes nuk ka folur për humbjen, por më shumë i është përkushtuar fjalëve të mira për atmosferën e krijuar në ndeshje.
“Atmosfera ka qenë mahnitëse. Asnjëherë nuk kam luajtur para një publiku të tillë, përkundër se kam qenë trajner në disa vende të Europës,” ka thënë ai pas ndeshjes.
Sigal Prishtina mposhti mbrëmë Galil Gilboan, kampionen e dy stinorëve të fundit të Balkan League.
Drucker, 46 vjeç është trajner i suksesshëm dhe ka trofe të fituar në Europë si ULEB Cup dhe Eurocup Challenge. Ai gjithashtu ka fituar edhe kampionatin belg.