Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KENAN SPAHI

Lajm i keq nga Kenani

Lajm i keq nga Kenani


6 February, 2014 @1:26

Ndeshja e çerekfinales së Kupës së Turqisë në basketboll ndërmjet skuadrave Fenerbahçe Ulker dhe Trabzonspor Medical Park, nuk ka kaluar mirë për basketbollistin kosovar, Kenan Spahi.

Ylli 18 vjeçar i Fenerbahçes është lënduar rëndë dhe pritet t’i mungojë një kohë të gjatë skuadrës së trajnerit Zeljko Obradovic.

“Gjatë ndeshjes Kenan Spahi e lëndoi dorën derisa ishte duke u rrëzuar. Lojtari u dërgua në spital dhe atje u mësua se e kishte thyer një asht pranë bërrylit. Përkohësisht e bëmë një intervenim në krah. Ai duhet të operohet pasi që të kthehet në Stamboll. Është një rast i pafat. Pas 10-12 jave mund t’i kthehet basketbollit,” ka thënë njëri nga mjekët e skuadrës së Fenerbahçes.


 
Të gjitha lajmet nga Euroleague