SIGAL PRISHTINA
Mposhtet kampioni, Prishtina lidere
5 February, 2014 @19:03
Çereku i parë kryesisht ishte i balancuar ku herë njëra e herë skuadra tjetër kalonin në epërsi, derisa prishtinasit në tre minutat e fundit të këtij çereku krijuan seri prej 9-2 dhe e përfunduan atë me rezultat 20-15 në të mirë të tyre.
Në çerekun e dytë epërsia e Prishtinës u deri në 16 pikë kur Dardan Berisha edhe 02:52 minuta pa përfunduar ky çerek shënoi tre pikë për rezultatin 42-26, mirëpo më pas pasoi seria 0-8 e izraelitëve të cilët shkuan në zhveshtore me disavantazh prej 8 pikëve, 42-34.
Në gjysmën e dhjetëminutëshit të tretë trajneri i Galil Gilboas,Sharon Drucker, u ndëshkua me gabim teknik, e pas reagimit edhe u përjashtua nga ndeshja duke ia dhënë rastin Dardan Berishës që të pozicionohet në vijën e gjuajtjeve të lira për të shënuar tre herë nga katër tentime rresht.
Periudha e fundit e ndeshjes ishte një dramë e vërtetë. Prishtina e cila ishte gjatë gjithë kësaj kohe në epërsi të ngushtë, arriti të mbajë ate, megjithëse edhe 20 sekonda para përfundimit të takimit ajo u ngushtua në vetëm 1 pikë, 74-73, me pikë e amerikanit Richard Jackson.
Në 20 sekondat e fundit të takimit vërtetë ishte një dramë basketbollistike në Pallatin e Rinisë, ku Galil Gilboa me anë të gabimeve taktike u mundua ta përmbys epërsinë e Prishtinës, mirëpo sidomos me saktësinë e Dardan Berishës dhe të Tay Waller në fund nga vija e gjuajtjeve të lira, Sigal Prishtina arriti të shënojë një fitore të madhe para shikuesve të cilët e mbushën përplot sallën sonte.
Për herë të parë në ekipin e Sigal Prishtinës ishin edhe dy përforcimet e reja, Josip Blajic dhe Urim Zenelaj, megjithëse ky i fundit nuk u aktivizua fare në këtë përballje.
Rezultatet dhe tabela aktuale.
Statistikat ekipore
Sigal Prishtina | Galil Gilboa | ||
Çereku i parë | 20 | 15 | |
Çereku i dytë | 22 | 19 | |
Çereku i tretë | 14 | 18 | |
Çereku i katërt | 25 | 26 | |
Kërcime në mbrojtje | 28 | 27 | |
Kërcime në sulm | 20 | 13 | |
Gjithsej kërcime | 48 | 40 | |
Asistime | 16 | 12 | |
Bllokada | 1 | - | |
Topa të vjedhur | 6 | 8 | |
Topa të humbur | 11 | 12 | |
Tentime për tre pikë | 10/33 | 8/24 | |
Tentime për dy pikë | 15/35 | 20/46 | |
Tentime nga gjuajtjet e lira | 23/34 | 14/19 |
Statistikat individuale te Sigal Prishtina
1 | Dardan Berisha | 33 pikë | 6 kërcime | 2 asistime |
2 | Tay Waller | 19 pikë | 3 asistime | 3 topa të vjedhur |
3 | K'Zell Wesson | 10 pikë | 14 kërcime | |
4 | Aurimas Kieza | 9 pikë | 9 kërcime | 1 asistim |
5 | Blerim Mazreku | 6 pikë | 6 kërcime | |
6 | Alban Veseli | 3 pikë | 1 kërcim | |
7 | Kendrick Jones | 1 pikë | 10 asistime | 9 kërcime |
Statistikat individuale te Galil Gilboa
1 | Gerald Robinson | 15 pikë | 4 kërcime | 3 topa të vjedhur |
2 | Richard Jackson | 14 pikë | 8 kërcime | 2 topa të vjedhur |
3 | Boynton Keneth Franklin | 14 pikë | 5 jërcune | 1 asistim |
4 | Nimrod Tishman | 13 pikë | 5 kërcime | 4 asistime |
5 | Amit Simhon | 11 pikë | 3 kërcime | 1 asistim |
6 | Anthony Younger | 7 pikë | 10 kërcime | 3 asistime |
7 | Anton Kazarnovski | 2 pikë | 5 kërcime | |
8 | De Shawn Sims | 2 pikë | 1 asistim |