Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LEVSKI-PEJA

Duhet të fitohet si mysafir

Fillimi i ndeshjes së zhvilluar në Karagaç, më 31 tetor 2013/ BOROZANI/Edrin Shkuliqi

Duhet të fitohet si mysafir


5 February, 2014 @8:36

Kampionja e Kosovës në basketboll, Peja, sot luan ndeshjen tejet të rëndësishme në kuadër të Balkan League ndaj Levskit të Sofjes si mysafir në Bullgari. 

Ekipi i Daniel Lutz, që ka marrë veten pas fillimit të vështirë në ligën ballkanike tashmë e din se e ka të mundshme arritjen në Play-Off, por për këtë duhet së paku të fitohet një ndeshje si mysafir që të sigurohet kjo gjë më parë. 

E Levski në anën tjetër nuk është aspak i mëshirshëm në shtëpi në palestrën Universiada. Ata nuk dinë për humbje në vitin 2014 në ndeshjet e fundit në BIBL dhe për më tepër, të gjithë kundërshtarët kanë qenë në epërsi deri kah fundi i ndeshjes me shifra të konsiderueshme, por në fund Levski është rikthyer dhe i ka mposhtur! 

Njëra ndër këto 4 viktima të bullgarëve, që janë nënkampionë aktualë të Balkan League ka qenë edhe Sigal Prishtina, që në fund humbi ndeshjen ndaj bullgarëve, ndeshje kjo që u zgjidh pas vazhdimeve. 

Peja është e kompletuar dhe nuk ka ndonjë lëndim të theksuar në ekip, mirëpo, duhet pasur parasysh se përveç ardhjes së të riut Erris Nushi, ekipi i verdhë nuk ka bërë asnjë përforcim te skuadra dhe fondi i lojtarëve të tyre që janë të gatshëm për ndeshje mund të jetë i pamjaftueshëm. 

Edhe Levski edhe Peja me bilanc 4-1 në 5 ndeshjet e fundit

 

Sidoqoftë, optimizmi por edhe kujdesi i shtuar mbretëron te kampi pejan, ndërsa në një video të postuar shqiptari Gerti Shima është parë të jetë në formë të mirë për gjuajtje trepikëshe. 

Sa i përket 5 ndeshjeve të fundit Peja i ka fituar 4 nga pesë të zhvilluara, ku humbja e vetme ka ardhur nga kampioni aktual i BIBL, Galil Gilboa. Mirëpo, edhe këtu duhet cekur se Peja, të gjitha këto ndeshje i ka zhvilluar në Karagaç. 

E Levski, që gjithashtu në 5 ndeshjet e fundit është në formë të mirë, me 4 fitore e një humbje, ku tre të fundit janë shënuar këtë vit dhe me kthesa të mëdha. 

Levski përndryshe është lidere e Balkan League me 7 fitore dhe 3 humbje, derisa Peja është në vendin e shtatë me 4 fitore e 5 humbje. Levski kishte mposhtur Pejën edhe në Karagaç në takimin e parë të tyre. 

Rezultatet dhe tabela aktuale.



BALKAN LEAGUE, Sonte:

16:30 Universiada - Sofje Levski-Peja Gjyqtarë: Radomir Vojinovic, Ognjen Jokic dhe Milos Koljensic; Përballjet e kaluara (Peja-Levski 78-86)

 
Të gjitha lajmet nga Balkan League