FIBA 2014
Caktohen grupet e Botërorit, Spanja 2014
3 February, 2014 @20:50
Shorti i cili u mbajt në qytetin e Barcelonës, i caktoi grupet për Kampionin Botëror në basketboll.
Kampionja aktuale, SHBA-ja, do të përballet me Turqinë në Grupin C, ku këto dy skuadra u përballën në finalen e fundit, të cilën bindshëm e kishte fituar Dream Teami amerikan.
Ndërsa kampionja e Europës, Franca, do të luftojë me Spanjën dhe me Sërbinë.
Katër ekipet e para, do të kualifikohen më tutje, ndërsa kampionati do të startojë me 30 gusht dhe do të përfundojë me 14 shtator.
Grupet:
Grupi A: Spanja, Franca, Serbia, Brazili, Irani, Egjipti; | Grupi B: Argjentina, Greqia, Kroacia, Senegali, Porto Rikoja, Filipinet; | Grupi C: SHBA, Turqia, Finlanda, Zelanda e Re, Ukraina, Republika Dominikane; | Grupi D: Lituania, Meksikoja, Sllovenia, Korea, Angola, Australia; |