KUPA E KOSOVËS
Xhiroja e parë e Kupës, ndeshjet
1 February, 2014 @22:42
Pas shortit të tërhequr për garat e Kupës së Kosovës në basketboll, janë bërë të ditura edhe ndeshjet e xhiros së parë të kësaj gare.
Në rrugë për Final 6 të Kupës, shorti ka dashur që Trepça të kalojë menjëherë në xhiron e dytë, derisa në ndeshjet tjera të katër grupeve në konkurrencën e meshkujve dhe dy grupeve në konkurrencën e femrave do të takohen skuadrat sipas tabelës së mëposhtme.
Ndeshjet e xhiros së parë në konkurrencën e meshkujve janë paraparë të luhen më 8 dhe 9 shkurt, derisa te femrat më 26 dhe 27 shkurt.
Xhiroja I e Kupës së Kosovës:
Grupi A: | Kastrioti-Newborn; Fushë Kosova - Skenderaj; Trepça kalon drejtpërdrejtë në xhiron e dytë; | ||
Grupi B: | Bashkimi-Malisheva; Vëllazimi-Kosova Vushtrri; | ||
Grupi C: | Drita-Ylli; Llapi-Kaçaniku; | ||
Grupi D: | Besa-Sfera; RTV 21 - Lipjani; | ||
Grupi A: (Femrat) | Penza-Drita; Bashkimi-Vëllaznimi; | ||
Grupi B: (Femrat) | Sigal Prishtina - Kastrioti; Trepça kalon drejtpërdrejtë në xhiron e dytë; |