EKSKLUZIVE
Josip Blajic te Sigal Prishtina
31 January, 2014 @0:19
Pas transferimit të Urim Zenelajt nga RTV 21, Sigal Prishtina është afër regjistrimit të edhe një tjetër transferi bombastik.
Bardhekaltërit presin plejmekerin kroat, Josip Blajic, i cili në pjesën e parë të këtij kampionati luajti për skuadrën e Bashkimit.
Ish ylli i Bashkimit, Blajic ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë te prizrenasit, me një mesatare prej 15.0 pikëve për ndeshje, derisa paraqitjen më efikase e kishte në xhiron e parafundit kundër skuadrës RTV 21 kur kishte shënuar 25 pikë. Ai njihet për organizim të mahnitshëm të lojës dhe ushqimit të bashkëlojtarëve me topa.
Sigal Prishtina në skuadër i ka katër basketbollistë të huaj (Jones, Waller, Keiza dhe Wesson), ndërsa Blajic do të jetë i huaji i pestë te ekipi kryeqytetas, pasi që në vendimin e djeshëm nga Federata e Basketbollit të Kosovës, i është lejuar skuadrave kosovare pjesëmarrëse në Ligën Ballkanike që të kenë të drejtë të regjistrojnë edhe dy basketbollistë të huaj me të drejt paraqitjeje vetëm në gara ndërkombëtare.
Blajic arrin në orë të hershme të mëngjesit të sotëm në aeroportin e Sllatinës.