BIBL
Levski përsëri rikthehet dhe fiton
29 January, 2014 @13:07
Skuadra e Levskit të Sofjes ka filluar të merr epitetin e mbretit të rikthimeve. Ekipi nga kryeqyteti bullgar, që garon me Sigal Prishtinën dhe Pejën në kuadër të Balkan League, ka arritur që të rikthehet në lojë dhe të shënojë fitore për herë të tretë me radhë.
Pas Sigal Prishtinës dhe Craiovës, Levski këtë gjë ia bëri dje edhe maqedonasve të Kozuvit, të cilët përkundër se kishin epërsi të madhe gjatë ndeshjes, nuk kanë arritur të shënojnë fitore në fund.
Me këtë fitore Levski ka arritur që me një ndeshje më shumë të kalojë në pozitën e parë të Balkan League, derisa shpresojnë që bashkëkombasit e tyre të Balkanit ta mposhtin Prishtinën, ku këta të fundit të mos dalin në vendin e parë dhe ta rrëzojnë Levskin mëposhtë.
Treshja Lionel Chalmers, Nikolay Varbanov dhe Jumaine Jones kanë qenë më të dalluar në fitoren e Levskit, ku Varbanov ka arritur double-double prej 20 pikëve dhe 11 kërcimeve.