FEDERATA
BOROZANI/D.S.
FBK intensifikon punët, për t’iu afruar FIBA-së
27 January, 2014 @21:32
Federata e Basketbollit të Kosovës me në krye Erolld Belegun ka filluar të intensifikojë punët për të arritur një pranim të mundshëm në FIBA.
Belegu brenda katër ditësh ka vizituar dy Federatat mike, atë të Maqedonisë dhe të Sllovenisë, duke biseduar për zhvillim të mëtutjeshëm të basketbollit tonë dhe mundësitë për pranim në FIBA.
Shumë shpejtë, Belegu do të ketë takim edhe kreun e Federatës turke Turgay Demirel, i cili pritet të kandidojë për kryetar të ardhshëm të FIBA Europe.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare të FBK-së, Belegu ka biseduar me zyrtarët e lartë slloven për pranimin e mundshëm të FBK-së në FIBA, derisa në fund i është premtuar ndihma sllovene basketbollit kosovar.