Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

CARMELO ANTHONY

MELOdia e fitores në New York

reuters

MELOdia e fitores në New York


27 January, 2014 @11:05

Lojtari All Star i New York Knicksit, përsëri ishte në skenë. Në ndeshjen e zhvilluar në Madison Square Garden, kundër Los Angeles Lakersit, fituese doli skuadra vendase me rezultat 110-103.

Më i miri tek Knicksat ishte pa dyshim Carmelo Anthony me 35 pikë, 5 asistime e 4 kërcime, ku u ndihmua edhe nga Raymond Felton me 20 pikë.

Ndërsa tek LA, u dallua Jodie Meeks me 24 pikë, por nuk ishin të mjaftueshëm për të këndellur ekipin e lënduar nga Kalifornia.

Kjo ishte fitorja e 17 e Knicksit, të cilët kanë edhe 27 humbje, ndërsa Lakers nuk është në fuqinë e vjetër. Ata e regjistruan humbjen e 4-të me radhë, e 29 në përgjithësi, të cilët kanë 16 fitore.


Video

Performanca e Carmelo Anthonyt



 
Të gjitha lajmet nga NBA